Flash

OKB: Disa vende po e përdorin pandeminë për të shtypur disidentët

Lapsi.al 22 February 2021
OKB: Disa vende po e përdorin pandeminë për të shtypur

Kombet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër vendet që po përdorin pandeminë për të justifikuar shtypjen ndaj disidentëve.

Duke folur në një konferencë, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres akuzoi  autoritetet në një numër vendesh se po përdorin kufizimet e Covid-19 për të dobësuar opozitën.

"Duke përdorur pandeminë si pretekst, autoritetet në disa vende kanë vendosur masa të ashpra sigurie dhe masa emergjente për të shtypur disidentët, duke penguar disa nga liritë themelore, dhe kufizimin e veprimtarive të organizatave joqeveritare,” tha ai, pa përmendur vendet.

Shefi i OKB-së tha se “kufizimet e lidhura me pandeminë po përdoren për të prishur proceset zgjedhore, për të dobësuar zërat e opozitës dhe për të shtypur kritikët”.

Në të njëjtën kohë, ai tha, “mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarë, avokatë, aktivistë politikë, madje edhe profesionistë mjekësorë po arrestohen, ndiqen penalisht dhe u janë nënshtruar kërcënimeve dhe mbikëqyrjeve për kritikat e menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë – ose nga mungesa e tyre".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI