Flash

Sondazhi për ministrat në Euronews Albania/ Vetëm 1 kalon klasën, pakënaqësi për të tjerët

Lapsi.al 22 February 2021
Sondazhi për ministrat në Euronews Albania/ Vetëm 1 kalon

Nga 16 anëtarët e kabinetit qeveritar të Partisë Socialiste, shqiptarët ndihen të kënaqur më së shumti nga performanca e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Këtë tregues e zbuloi sondazhi kombëtar i radhës kryer për Euronews Albania nga kompania MRB.

Të pyetur se “sa e kënaqshme është performanca e ministrive dhe ministrave duke u fokusuar në performancën e qeverisë në këto katër vite” shumica (49.8%) janë përgjigjur “kënaqshëm” vetëm për Manastirliun – 48.5% e pakënaqshme, 1.7% nuk u përgjigjën.

Për të gjithë ministrat e tjerë mbizotëron në vlerë më të lartë përqindja “e pakënaqshme”.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, pavarësisht se është ndër më të pranishmit në media me projektet e rindërtimit, rezulton gjithashtu me pakënaqësi të lartë (46.1%).

Metodologjia

Sondazhi i kombëtar i Euroneës Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Të këshilluara

Zgjedhjet, KQZ regjistron 9 parti të tjera

KQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar. Ato janë: Partia Centriste Mi...

19:46

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI