Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Detaje/ “I forti i Myslym Shyrit” dha 40 mijë euro për të vrarë me tritol 32-vjeçarin në Kamzë

Lapsi.al 24 February 2021
Detaje/ “I forti i Myslym Shyrit” dha 40 mijë euro për

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 3 personave për ngjarjen e ndodhur në 9 shkurt në Kamëz, ku iu vendos lëndë plasëse poshtë makinës një personi të identifikuar më pas si Gjon Mena. Për këtë ngjarje policia prangosi Gjergji Cukalin, 42-vjeç, një emër i njohur për drektësinë dhe që në të kaluarën është thirrur me nofkën “i forti i Myslym Shyrit”.

Në pranga janë vënë edhe 2 vëllezër, Enver J., 33 vjeç dhe Edmond J., 24-vjeç. Sipas burimeve nga policia e Tiranës ka qenë Cukali ai që ka porositur ekzekutimin me eksploziv të Gjon Menës, që mbeti në tentativë.

Të njëjtat burime thanë se Cukali u ka premtuar 40 mijë euro dy vëllezërve, për eliminimin e Menës. Fillimisht ai u ka dhënë atyre 10 mijë euro, duke u premtuar se do u jepte edhe 30 mijë të tjera në momentin e eliminimit të 32-vjeçarit.

Njëri nga vëllezërit ishte marrë me krijimin e lëndës plasëse, ndërsa tjetri kishte për detyrë ta vendoste poshtë makinës luksoze të Menas. Policia tha se ka sekuestruar një makinë, e cila besohet se është përdorur nga dy vëllezërit në momentin që kanë vënë lëndën eksplozive në makinën e Gjon Menës. 

Policia thotë se është ende duke punuar për të zbardhur konfliktin mes Menas dhe Cukalit, të dy persona me precedentë penalë në të kaluarën, si brenda dhe jashtë vendit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mendy Moore bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Mandy Moore është bërë nënë për herë të parë! Siç bëri të ditur nëpërmjet një postimi të ëmbël në Instagram, ajo dhe partneri i saj, Taylor...

15:32

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI