Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Detaje nga atentati në Kamëz, Gjergj Cukali porositi shpërthimin, dy vëllezërit vendosën eksplozivin

Lapsi.al 24 February 2021
Detaje nga atentati në Kamëz, Gjergj Cukali porositi shpërthimin,

Policia shoqëroi ditën e sotme tre shtetas të cilët dyshohen se kanë lidhje me shpërthimin e ndodhur në Kamëz më datë 9 shkurt, ku mbeti i gjymtuar shtetasi Gjon Mena.

Policia shoqëroi shtetasin, Gjergji Cukali, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rrëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Cukali besohet se është porositësi i atentatit ndaj Menas.

Po ashtu në polici janë shoqëruar dy vëllezërit Enver. J., 33 vjeç, dhe Edmond. J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Atentati u krye më datë 9 shkurt, ku Gjon Menas i kishin vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës së tij “BMË X5”.

Lënda nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur në tokë, poshtë parakolpit të makinës.

Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila mendohet të ketë qenë më pak se 100 g, Mena ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët, pasi ka qenë në afërsi të makinës kur ndodhi shpërthimi.

Ai menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spital ku mori dhe ndihmën e parë, ndërkohë pas trajtimit të nevojshëm ai u largua për në banesën e tij.

Gjergj Cukali u lirua nga burgu per mungesë provash për vrasjen e Arben Bilalit.

Në makinën që u përdor në atentatin ndaj Bilalit u gjet një bidon uji, ku u konstatua material gjenetik i përputhshëm me atë të Cukalit, por prova u konsiderua e paligjshme nga Gjykata.

Të këshilluara

Mendy Moore bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Mandy Moore është bërë nënë për herë të parë! Siç bëri të ditur nëpërmjet një postimi të ëmbël në Instagram, ajo dhe partneri i saj, Taylor...

15:32

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI