Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Duka zbulon premtimin e Bashës: Do jem i dyti në Durrës, por nëse nuk e marr...

Lapsi.al 24 February 2021
Duka zbulon premtimin e Bashës: Do jem i dyti në Durrës, por

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Në emisionin “Open”, Duka ka zbuluar se Basha i ka premtuar vendin e dytë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit dhe nëse nuk e merr, nuk do të vrasë njeri por do të tërhiqet nga politika.

“Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë njeri. Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën, por rri në shtëpinë time.

Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet”- tha Duka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI