Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Humbja misterioze e jetës së Saimir Sulës në Spanjë, Gjonaj i kërkon informacione homologut spanjoll

Lapsi.al 24 February 2021
Humbja misterioze e jetës së Saimir Sulës në Spanjë,

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka kërkuar autoriteteve spanjolle informacione për letër-porosinë në lidhje me rastin e Saimir Sulës, i riu i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Barcelonë. Shqiptari humbi jetën më 9 maj të vitit të kaluar në një spital të Spanjës, pasi kishte shfaqur shenja covidi, ndërkohë që familjarët e tij denoncuan rastin në prokurori, pasi pretendojnë se atij i mungonte organi i zemrës. Gjonaj zhvilloi sot një takim online me ministrin spanjoll të Drejtësisë, ku u diskutua dhe çështja në fjalë.

Gjonaj i kërkoi homologut spanjoll, Juan Carlos Campo Moreno ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Ministria e Drejtësisë më datë 09.02.2021 në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të Shitblerjes së paligjshme të organeve, në kuadrin e hetimeve dhe verifikimeve që po kryhen lidhur me rezultatet e autopsisë së bërë. Ministri i Drejtësisë i Spanjës garantoi për mbështetjen e tij në këtë kërkesë që lidhet me një ngjarje me ndjeshmëri të madhe humane dhe publike.

Aktualisht mësohet se po kryhen hetime lidhur me rezultatet autopsisë së Sulës. Ishte motra e tij, Majlinda Sula ajo që ngriti pretendime për mjekim të gabuar në Barcelonë çka solli nisen e hetimeve në Tiranë. Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës sqarohej se viktimës jo vetëm që nuk i ishte injektuar medikamenti që pretendonin mjekët në Barcelonë, por ai rezultonte të mos kishte as zemrën, çka ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me një rast të shit-blerjes së organeve.

Të këshilluara

Ilir Meta viziton familjen e Klodian Rashës

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një polic në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodh...

10:39

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI