Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ndoka arrin marrëveshjen me Bashën, pritet edhe firma e FRD-së

Lapsi.al 24 February 2021
Ndoka arrin marrëveshjen me Bashën, pritet edhe firma e FRD-së

Kanë qenë orë intensive takimesh këto të fundit në Partinë Demokratike. Para pak çastesh ka dalë prej andej kryetari i PDK-së Nard Ndoka që konfirmoi se kishte arritur marrëveshjen për të garuar në një listë me PD-në. Gjatë paradites mes Ndokës dhe Bashës kishte pasur një marrëveshje në parim, por nuk dihet se përse palët u larguan nga qëndrimet.

Një takim që zgjati rreth 1 orë në selinë blu duket se ka sqaruar situatën dhe Ndoka vendosi të hedhë firmën në listën e PD-së. Burimet thanë se Ndoka kërkonte garanci që të përfshihej në pjesën e sigurt të listës së deputetëve në qarkun e Shkodrës.

Në selinë e PD-së ka qenë edhe përfaqësuesi i Partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu që u tha gazetarëve se do të marrë kohë për të diskutuar mbi propozimin e bërë nga PD-ja. Shehu deklaroi se ka kërkuar nga Partia Demokratike që përfaqësimi politik të jetë në bazë të peshës elektorale që ka FRD-ja. Ai u shpreh optimist se marrëveshja do të arrihet. Në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin në KQZ të koalicioneve parazgjedhore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI