Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zgjatja e koncensionit të Rinasit, Meta: Fakte tronditëse të kapjes së shtetit

Lapsi.al 24 February 2021
Zgjatja e koncensionit të Rinasit, Meta: Fakte tronditëse të

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpjeguar kthimin pas në Kuvend të ligjit për zgjatjen e konceisionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite.

‘Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar’, shkruan Meta në Facebook.

Postim i plotë i Ilir Metës:

Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar.

Në një ditë ishte mobilizuar i gjithë shteti (përveç Presidentit të Republikës) për të "mbyllur letrat" në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave ligjore të domosdoshme për zgjatjen e koncensionit të një ndër aseteve më strategjike të shtetit dhe me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Sa mirë do të ishte të reagonin me kaq nxitim për t'ju shërbyer pa vonesë qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre nga pandemia, nga përmbytjet dhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora.

Të këshilluara

Mendy Moore bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Mandy Moore është bërë nënë për herë të parë! Siç bëri të ditur nëpërmjet një postimi të ëmbël në Instagram, ajo dhe partneri i saj, Taylor...

15:32

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI