Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Basha e përsërit në Durrës: Nuk premtoj mrekulli, do jemi qeveri normale

Lapsi.al 25 February 2021
Basha e përsërit në Durrës: Nuk premtoj mrekulli, do jemi

Lulzim Basha zotohet një qeveri normale me të atë në krye dhe rikujton se nuk ka premtuar mrekulli.

Kryedemokrati tregon se ka bashkëpunuar me biznese dhe ekspertë prej dy vitesh për të hartuar plane pune serioze, nga të cilat do përfitojnë qytetarët e bizneset.

Basha jep dhe detaje konkrete për çka planifikon të bëjë me takën e naftës dhe çmimin e energjisë.

"U shpjegova drejtuesve të këtij biznesi se veçanërisht plani ynë për energjinë do ta çlirojë tregun nga monopolet dhe oligarkia. Ne angazhohemi ta liberalizojmë tregun e energjisë. Qytetarët dhe bizneset do ta blejnë energjinë në bursën e energjisë që do të ngremë për këtë qëllim. Angazhohemi të rikthejmë konkurrencën në tregun e karburanteve dhe të ulim çmimin. Taksa Rama 240 lekë/litër karburant do të shkojë bashkë me padronin e saj. Do të reduktojmë faturat e energjisë për 70% të familjeve duke ulur çmimin për ata që konsumojnë nën 300 kë/h." - u shpreh Basha pas takimit me një biznes të madh prodhues në Durrës. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI