Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Detaje të reja nga vrasja e Behar Sofias në Tiranë/ Piu kafe dhe sapo u largua e qëlluan

Lapsi.al 25 February 2021
Detaje të reja nga vrasja e Behar Sofias në Tiranë/ Piu kafe dhe

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Behar Sofias, mëngjesin e sotëm. 66-vjeçari fillimisht ka pirë kafe në qendrën tregtare në afërsi të rrugës së Elbasanit dhe më pas ka dalë në rrugën kryesore.

Por sapo ka dalë atje, është qëlluar me dy plumba nga një armë me selinciator. Kamerat e sgiurisë të lokalit mësohet se janë sekuestruar nga policia

65-vjeçari rezultonte i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike, njofton News 24.

Ndërkohë që kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.

Po ashtu mësohet se ai para disa vitesh ka qenë kapter dhe prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi. Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me një armë sileniciatore. Ndonëse ai u transportua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI