Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Sondazhi në Euronews Albania/ Bie mbështetja për Ramën dhe Kryemadhin, rritet për Bashën

Lapsi.al 25 February 2021
Sondazhi në Euronews Albania/ Bie mbështetja për Ramën dhe

Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, tregon se popullariteti për kreun e PS-së, Edi Rama dhe drejtuesen e së LSI-së Monika Kryemadhi ka shënuar rënie në perceptimin publik, ndërsa e kundërta ka ndodhur me liderin e PD-së Lulzim Bashën.

Kështu, 44.9% e të pyeturve e vlerësojnë shumë/disi pozitive popullaritetin e kreut të PS, çka tregon se ka një rënie në krahasim me sondazhin e parë, ku përqindja e popullaritetit të tij ishte në nivelin 49.1%.

Po ashtu vihet re një rritje e pakënaqësisë me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Vlerësimi për alternativën shumë/disi negative është rritur me 4% (50.5-54.5%) në krahasim me të dhënat e sondazhit të parë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një rritje të mbështetjes së qytetarëve, të cilët e vlerësojnë popullaritetin e tij. Sipas të dhënave, janë 37.1% ata që zgjedhin alternativën shumë/disi pozitive për liderin e PD.

Në krahasim me sondazhin e parë në këtë pikë, Basha ka një rritje prej 1.7% (35.4-37.1%). Për alternativen shumë/disi negative ka një ulje të atyre që kanë një mendim jo të mirë për popullaritetin e Bashës (63.9-62.2%).

Ndërkohë për drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi, në lidhje me vlerësimin shumë/disi pozitive ka një zbritje me 3. %, gjithnjë kjo është një e dhënë e krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë. Nga 20.7% popullariteti i saj ka zbritur në 16.7%, ndërkohë për vlerësimin shumë/disi negative ka një rritje me 4.2% (78.6-82.8%).

Metodologjia

Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Të këshilluara

Tabaku nxjerr videon e Veliajt: Vetëm gënjen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në një video të shpërndarë në “...

20:27

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI