Flash

Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak/ Bombardon kufirin e Sirisë, vriten 17 luftëtarë iranian

Lapsi.al 26 February 2021
Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak/ Bombardon kufirin e

17 luftëtarë të milicisë së mbështetur nga Irani u vranë nga një sulm ajror nga SHBA-të, në shenjë hakmarrje për sulmet me raketa që plagosën trupat amerikane dhe vranë një kontraktor në Irak. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha këto sulme u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak.

“Në drejtimin e presidentit Biden, forcat ushtarake amerikane kryen sulme ajrore kundër infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetura nga Irani në Sirinë lindore”, ka deklaruar ai.  Sipas Pentagonit, avionët luftarakë amerikanë hodhën shtatë bomba precize duke goditur shtatë objektiva, që përfshijnë një kalim të përdorur nga grupet e armatosura për të zhvendosur armët përtej kufirit.  Sulmi ajror ishte veprimi i parë ushtarak i ndërmarrë nga administrata e Biden, pas tensioneve të përsëritura midis Iranit dhe Shtëpisë së Bardhë gjatë katër viteve të fundit.

Të këshilluara

Varianti i ri i Covid-19, Italia shton masat

Variantet e reja të Covid-19 janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore në Itali. Derivati që shqetëson më shumë specialistët tani ësht...

11:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI