Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Pandemia, Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

Lapsi.al 26 February 2021
Pandemia, Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë

Greqia ka ashpërsuar masat anticovid duke kufizuar lëvizjen në pikën kufitare të Kakavijës.

Nga hyrjet tokësore në tokën greke nga dita e hënë data 1 Mars në orën 6 të mëngjesit deri të hënën datë 15 Mars në 6 të mëngjesit, do të futen vetëm 400 persona në ditë. Orari i hyrjes për këto pika doganore kufitare do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites dhe këtu përfshihet edhe hyrja e kamionëve të mallrave, në vend të orarit të mëparshëm që ishte nga ora 7 deri në 23.00. Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile dhe krizave ka deklaruar pak minuta më parë se përveç shtyrjes së lockdownit për Attikën edhe për një javë, do të ketë edhe masë për doganat e Kakavijës dhe Evzonon për të shmangur shpërndarjen e pandemisë së COVID.

”Nga hyrjet tokësore në tokën greke nga dita e hënë data 1 Mars në orën 6 të mëngjesit deri të hënën datë 15 Mars në 6 të mëngjesit, do të hyjnë në fuqi këto masa për doganat e Kakavijës dhe Evzonon. Orari i hyrjes për këto pika doganore kufitare do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites dhe këtu përfshihet edhe hyrja e kamionëve të mallrave, në vend të orarit të mëparshëm që ishte nga ora 7 deri në 23.00. Limiti prej 700 personash që mund të hynin në këto pika ,tashmë do të jetë 400 vetë në ditë. Gjithashtu në këto pika tashmë do të ketë testet e shpejta për këdo që hyn në vend duke përfshirë edhe shoferët e kamionëve të mallrave”, tha Nikos Hardhalias zv/ministër i Mbrojtjes Civile dhe Krizave.

Të këshilluara

Bie zjarr mes burgut 313 dhe SPAK-ut

Një zjarr ka rënë pranë ambienteve të shërbimit të provës në Tiranë, në afërsi të burgut 313 dhe SPAK-ut, në zonën e ish-stacionit të Trenit. Nga dritaret e ...

16:47

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI