Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

Lapsi.al 26 February 2021
Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët

Shqipëria është në situatën më kritike nga pandemia e Covid-19. Përhapja e koronavirusit dhe humbjet e jetëve janë në nivele alarmante. Mjekët i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente duke mbyllur shkollat, lokalet dhe transportin publik.

Kërkesa e specialistëve nga spitalet shtetërore bëhet jashtë kamerës por kolegët e tyre në sistemin privat nuk ngurojnë ta thonë dhe publikisht.

Një mjeke në sistemin privat e cilëson të paprecedentë vendimin e Komitetit Teknik për të mos ndryshuar masat.

Kirurgia Lida Shosha thekson për A2 nevojën për mbylljen e disa shërvbimeve dhe fundjavat karantinë. Sipas saj spitalet janë tejmbushur ndërsa mjekët janë të lodhur dhe të mbingarkuar.

Për infeksionistin Arben Pilaca, politika nuk duhet të mendojë për zgjedhjet në prill por për jetën e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.

Komiteti Teknik vendosi të mos ashpërsojë masat duke lënë në fuqi kufizimet ekzistuese. Ekspertët deklaruan se ka një tendencë në rënie të infektimeve por shifrat zyrtare dhe humbjet e jetës po shënojnë çdo ditë rekorde të reja.

Deri tani kanë humbur jetën mbi 1700 qytetarë të moshave të ndryshme, ndërsa të infektuar rezultojnë mbi 100 mijë persona në të gjithë vendin.

Të këshilluara

Bie zjarr mes burgut 313 dhe SPAK-ut

Një zjarr ka rënë pranë ambienteve të shërbimit të provës në Tiranë, në afërsi të burgut 313 dhe SPAK-ut, në zonën e ish-stacionit të Trenit. Nga dritaret e ...

16:47

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI