Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Çekia drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

Lapsi.al 27 February 2021
Çekia drejt katastrofës totale në spitale për shkak

Me rreth 20 000 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke shtrëngoi sërish kufizimet, ndërkohë që sistemi shëndetësor ndodhet në limitet e tij. Numri i njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë u rrit me 14 457 brenda 24 orëve.

“Për shkak të numrit dramatik të infeksioneve të koronavirusit, Republika Çeke do të kufizojë në mënyrë drastike lirinë e lëvizjes së njerëzve në të gjithë vendin”, njoftoi ministri i Brendshëm, Jan Hamacek.

Nga e hëna, njerëzit do të lejohen të largohen nga distriktet e tyre përkatëse në raste të jashtëzakonshme.

Udhëtimet për në punë, te mjeku dhe tek autoritetet janë akoma të lejuara, me kusht që njerëzit të mund të japin prova të besueshme.

Kryeministri Andrej Babis paralajmëroi këtë javë se vendi po shkonte drejt një “katastrofe totale” në spitale, nëse infeksionet nuk fillojnë të ulen.

Parlamenti miratoi legjislacionin që lejon kufizime të gjera, të tilla edhe si mbyllja e dyqaneve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI