Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Covid, deputeti socialist njofton ndarjen nga jeta të nënës

Lapsi.al 27 February 2021
Covid, deputeti socialist njofton ndarjen nga jeta të nënës

COVID-19 i ka marrë jetën nënës së deputetit socialist Besnik Baraj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti përmes një postimi në rrjete sociale. Ai shkruan se para se COVID-i të futej në shtëpinë e tij nuk mendonte si aktualisht, ndaj u kërkoi të gjithëve që të bëjnë kujdes maksimal për të mbrojtur të moshuarit.

“Netëve, tek rrija pranë nënës, ku sasia e oksigjenit varionte nga 50% në 90%, e dëgjoja tek rënkonte: “Oh nëna ime!’’ Për të ishte ende e gjallë nëna e saj!!! Sot unë e humba nënën time, por duket nëna vdes kur vdesin dhe fëmijët e saj. Edhe unë përjetë do e kem në mendje dhe zemër, aq më tepër, kur ruaj kujtime të mrekullueshme, kur edhe në qortime ishte aq e ëmbël, kur nuk e ngriti zërin kurrë me asnjërin prej fëmijëve. Ishte ajo që krijoi një familje harmonike ku dhe mbolli shumë dashuri. Përjetë mirenjohës për gjithcka që na edukoi e mësoi!!!! Sot, shumë miq e të afërm më kanë qortuar që nuk i lajmërova për t’i bërë nderimet e fundit. Në kushtet ku Covidi po merr jetë njerëzish, madje edhe të rinj në moshë, e pamë me vend të kufizohemi vetëm në rrethin e ngushtë familjar. Para se Covidi të futej në shtëpinë tonë, kurrë nuk mendoja si sot. Më besoni miq, vlerësojeni dhe përpiquni të izoloni maksimalisht të moshuarit, përndryshe do pendoheni dhe do humbisni të dashurit tuaj…. Është një cmim që nuk ja uroj askujt!!!!!! Ju falenderoj të gjithëve për dashamirësinë e treguar, për mesazhet tuaja. Uroj të keni vetëm mbarësi në familjet tuaja” shkruan deputeti socialist.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, 4 të plagosur

Dy automjete janë përfshirë në aksident rrugor në Sukth, ku kanë mbetur të plagosur katër persona. Një mjet tip “Renault” dhe një mjet tip “Benz”, i drejtuar...

20:34

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI