Flash

Aksidenti i rëndë në Vlorë/ 18-vjeçari humb jetën, 4 të tjerë të plagosur (DETAJET)

Lapsi.al 28 February 2021
Aksidenti i rëndë në Vlorë/ 18-vjeçari humb

Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi mësditën e sotme në në autostradën Levan – Vlorë. Policia konfirmoi se nga përplasja e 2 makinave ka humbur jetën një 18-vjeçar i identifikuar si Ermir Tare.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Qirja Dori dhe K.Dori 16 vjeç. Të njëjtat burime thanë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 2 nga të plagosurit janë nga e njëjta familje.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Policia tha se shkaktar i aksidentit është bërë një 40-vjeçar që udhëtonte me një makinë tip Benz me shpejtësi mjaft të lartë.

Ai ka goditur një tjetër makinë tip Benz e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat. Policia tha se e ka shoqëruar 40-vjeçarin në komisariat. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/WhatsApp-Video-2021-02-28-at-2.44.07-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

Greqi merr vendim, Kapshtica ende e bllokuar

Në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, vijon të mbetet e bllokuar pika e kalimit k...

14:42

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI