Flash

Basha pas marrëveshjes me LSI: Rrugëtimi për të ndryshuar Shqipërinë nis sot

Lapsi.al 1 March 2021
Basha pas marrëveshjes me LSI: Rrugëtimi për të ndryshuar

Pasi firmosi marrëveshjen me LSI-në, Lulzim Basha deklaroi se ka ardhur çasti që të bashkohen të gjithë për një të ardhme më të mirë për vendin. Duke komentuar koalicionin me LSI-në, Basha theksoi se udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot.

Ai bëri premtimin e tij publikisht se nuk do t’i zhgënjejë shqiptarët.

“Të dashur bashkëkombës, kudo ku ndodheni çdo udhëtim i madh nis me një hap. Çdo shpresë nis me një ëndërr që bëhet realiteti. Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot. Koalicioni ynë, PD dhe LSI ka bashkuar të gjitha forcat për të garantuar që 25 prilli të jetë drita e ndryshimit. Pas 8 vitesh ndryshim, 8 vite premtime bosh, ndërsa vende të ngjashme me ne kanë përparuar, ka ardhur koha që të ndryshojmë. Ne do të sjellim ndryshimin. E shoh shpresën dhe optimizmin tuaj, e ndjej entuziazmin se bashkë me pranverën po vjen dhe dita e shumë pritur.

Në emrin tim dhe të PD-së, koalicionit tonë, angazhohem se nuk do t’ju zhgënjej, se do të punojmë se bashku duke bashkuar forcat për të sjellë një të ardhme të mirë për çdo shqiptar. Ne e dimë të vërtetën, njerëzit tanë janë të fortë, shqiptarët janë të fortë, por Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë. Ndaj, gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet. Për ekonominë, arsimin, turizmin, shëndetësinë, dhe luftën dhe krimin e organizuar, kthimin e të rinjve në vend dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Me këtë ndryshim fillon ndryshimi, fiton Shqipëria. Këto janë plane pune që do të ndryshojnë jetën e gjithsecilit prej jush. Ka ardhur çasti që të bashkohemi. Tani ka ardhur çasti që të fitojmë se bashku për Shqipërinë, për çdo shqiptar. Të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë me rrugë, fshat më fshat, qytet më qytet dhe të garantojmë fitoren e 25 prillit, fitoren e zgjedhjeve me anë të të cilëve do të fitojnë Shqipëria dhe e ardhmja e fëmijëve tuaj”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI