Flash

BE flet troç: Disa vende anëtare nuk janë të bindura për Shqipërinë

Lapsi.al 1 March 2021
BE flet troç: Disa vende anëtare nuk janë të bindura

Për Shqipërinë Bashkimi Europian flet troç. Ishte përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, që tha në një konferencë për mediat krah Edi Ramës se disa vende të BE-së nuk e shohin Shqipërinë gati për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

"Disa vende anëtare të Bashkimit Europian janë të mendimit se Shqipëria nuk është ende e gatshme, prandaj nuk kemi një datë për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare." - u shpreh Borrell, pas përfundimit të takimit të 11-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisionerin Oliver Varhelyi në Bruksel.

Ky qëndrim i qartë i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian tregon edhe njëherë se Shqipëria nuk bind dhe se dyert e BE-së janë larg se qenuri të hapura për ne. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI