Flash

Çfarë po ndodh me vaksinat/ Mbërrijnë papritur 15 210 doza nga Pfizer

Lapsi.al 1 March 2021
Çfarë po ndodh me vaksinat/ Mbërrijnë papritur 15 210 doza

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi para pak çastesh se 15 210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në vendin tonë.

Kjo ministri thotë se “ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 15,210 dozat e lajmëruara”.

Por çfarë ka ndodhur?

Në mëngjes ministrja e Shëndetësisë Ogyerta Manastirliu deklaroi në parlament se në mbrëmje do të vinte në vendin tonë një tjetër dërgesë nga Pfizer pjesë e së cilës janë 15 210 doza.

Por në mesditë po kjo ministri njoftoi se dërgesa ishte shtyrë për të martën.

“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë” – thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nuk dihet se çfarë ndryshoi që dozat mbërritën ashtu siç ishte lajmëruar në fillim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosovë, polici gjendet pa shenja jete

Një polic është gjetur pa ndjenja ditën e sotme në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, ku dhe polici u gjet, Driton Rugov...

19:56

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI