Flash

“Ku i dihet, ndoshta...”/ Trump le të hapur mundësinë e rikandidimit në 2024

Lapsi.al 1 March 2021
“Ku i dihet, ndoshta...”/ Trump le të hapur mundësinë

Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrollin e Kongresit vitin e ardhshëm dhe ndoshta të kandidojë vetë përsëri për presidencën në vitin 2024.

Ai mbajti të dielën pasdite një fjalim në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator në Orlando të Floridës, ku ishin mbledhur qindra republikanë, ndër më të flaktët e kësaj partie. Ky ishte fjalimi i tij i parë i rëndësishëm pas humbjes së presidencës ndaj demokratit Joe Biden.

"Qëndroj sot para jush për të deklaruar se rrugëtimi i jashtëzakonshëm që nisëm së bashku katër vjet më parë është shumë larg nga të qënit i përfunduar", tha zoti Trump.

"Jemi mbledhur këtë pasdite për të folur për të ardhmen - të ardhmen e lëvizjes sonë, të ardhmen e partisë tonë dhe të ardhmen e vendit tonë të dashur," tha ai.

Por zoti Trump gjithashtu afirmoi synimin e tij si figura mbizotëruese e partisë, duke e lënë të hapur alternativën për të kandiduar përsëri pas tre vjetësh për një mandat tjetër katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

“Ku i dihet. Unë mund të vendos t’i mposht demokratët për herë të tretë,” tha ish-presidenti nën brohoritjet e të pranishmëve, duke përsëritur pretendimin e pa mbështetur në fakte se i kishte fituar zgjedhjet e nëntorit 2020.

Ai argumentoi se partia është "e bashkuar", pavarësisht disa ligjvënësve republikanë që thonë se ata duhet ta anashkalojnë ish-presidentin, mandati i vetëm i të cilit përfundoi me protesta të pafrytshme zgjedhore dhe me trazirat e 6 janarit në Kapitol. Ish-presidenti tha se ai nuk ka në plan të krijojë një parti të re për të garuar me Partinë Republikane dhe shtoi se njoftime të tilla janë "lajme të rreme". / VOA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI