Flash

Mjeku shpjegon arsyen e infektimit të 5 të vaksinuarve në Gjirokastër që dolën me Covid

Lapsi.al 1 March 2021
Mjeku shpjegon arsyen e infektimit të 5 të vaksinuarve në

Mjeku Arenc Brahimi ka deklaruar se personat e prekur nga COVID-19 në Gjirokastër pas marrjes së vaksinës, kanë pasur shenja para këtij procesi, por nuk kanë treguar në momentin kur janë pyetur nga stafi i ISHP.

Ai theksoi se janë në total pesë persona që kanë rezultuar pozitivë, mes tyre dhe drejtori i institucionit të Shtëpisë së të Moshuarve, të cilët pasi kanë marrë përgjigjen e tamponit po marrin trajtim mjekësor dhe po qëndrojnë në izolim. Brahimi u shpreh se janë testuar edhe personat me të cilët ata kanë pasur kontakte.

“Ky lajm është i vërtetë. Janë pesë persona pozitivë. Nuk kanë treguar që kanë pasur shenja. Gjendja e tyre ka qenë në rregull. Ata u treguan të papërgjegjshëm dhe nuk treguan që kanë pasur kontakte me persona pozitivë para dy tre ditësh. Kanë marrë vaksinën. Pas dy ditësh kanë pasur temperaturë".

"Iu është kryer tamponi dhe kanë dalë pozitivë. Janë izoluar. Janë testuar të gjithë personat e tjerë. Gjendja e tyre është OK. Ata persona po ndiqen nga mjeku i familjes. Vaksina Pfizer nuk ka efekte anësore. Nuk ka asnjë ndikim tjetër deri në momentin që po flasin nuk ka dhënë reaksion. Në ata persona që janë të prekur, nuk jep efekt mbrojtje”, tha Brahimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI