Flash

Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, i plagosuri me armë me precedentë kriminalë

Lapsi.al 2 March 2021
Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, i plagosuri me

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë. Mësohet se 30-vjeçari i plagosur është Igli Qani.

I riu mbeti i plagosur me plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 5 të qytetit juglindor, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur 30-vjeçari, i cili rezulton person me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, mësohet se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugicat e kësaj lagjeje, ndërsa ndaj 30-vjeçarit fillimisht është ushtruar dhunë fizike.

30-vjeçari ka munduar të largohet nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar autorit, por ky i fundit e ka ndjekur, duke e qëlluar dhe plagosur në këmbë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje është sinjalizuar edhe policia, e cila nuk ka mundur të kapë autorin, pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites në qytetin e Korçës. Sipas raportimeve të para në këtë qytet është shënuar një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka...

18:56

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI