Flash

Fushata/ Basha: Plan konkret për të ndihmuar njerëzit e zhytur në borxhe duke kaluar Covid në shtëpi

Lapsi.al 2 March 2021
Fushata/ Basha: Plan konkret për të ndihmuar njerëzit e zhytur

Lulzim Basha zbuloi gjatë një takimi me banorë të Njësisë 4 në Tiranë se ka një plan konkret për të gjithë qytetarët që kalë kaluar Covid-in në shtëpi.

Deklarata e Bashës erdhi si përgjigje ndaj një zonje që tregonte se ishte zhytur në borxhe për t'u shëruar nga Covid-19 në shtëpi.

Basha nuk dha detaje për planin.

“Pandemia ka dalë jashtë kontrollit se këta nuk kanë marrë asnjë masë. Njësoj si ty, të gjithë ata që e kanë kaluar në shtëpi janë zhytur në borxhe.

Duhet të bëhemi bashkë dhe në 25 prill t’i japim fund. Ne po bëjmë gati një plan që të gjithë ata që e kanë kaluar covidin dhe që janë detyruar të zhyten në borxhe të kenë ndihmën që ky nuk ia ka dhënë. Lekët tuaja i ka ruajtur për veten e tij. Ne kemi një plan konkret dhe nuk do ju lemë në baltë. Nuk do ju zhgënjejmë”, u shpreh Basha. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI