Flash

Gazetarja e pyet për "Dosjen 184"/ Rama e intimidon duke i përmendur pronarin e televizionit

Lapsi.al 2 March 2021
Gazetarja e pyet për "Dosjen 184"/ Rama e intimidon duke i

Kur gazetarja Rovena Cerga e Faxnews e pyeti kryeministrin Rama në lidhje me dosjen 184, që hetoi shitblerjen e votave në zgjedhjet e Dibrës, kryeministri iu kthye duke i kujtuar pronarin e televizionit. Gazetarja i kujtoi kreut të qeverisë se ndryshe nga sa thotë ai, ministrat dhe deputetët nuk u hetuan nga prokuroria, ndërsa vetë Rama e tërhoqi padinë për shpifje ndaj gazetarit të Bild. Në përgjigjen e tij, Rama tha se një pyetje si kjo ishte e porositur nga pronari i televizionit.

"Gjithmonë kam qenë kurioz, nëse këto pyetje i mendoni vërtet apo i recitoni se jua thonë pronarët, por është e pabesueshme që ju të bëni këtu prokurorin dhe gjykatësin suprem. Ku keni emra? Dhe keni pretendimin se nuk janë hetuar. Ku e dini ju se nuk janë hetuar? Nga e dini ju se nuk janë hetuar? Ku e dini ju se emrat që ju përmendni janë të përfshirë në dicka që është kriminale? Nga e dini? Si e dini? Nga muhabetet e telefonave? Si mund të bëhet kjo lloj prokurorie dhe gjykate nga media me kufie në vesh? është habi e madhe. Ndërkohë që është prorkurori që bën hetim dhe vendos për kë ngre akuzë dhe për kë nuk ngre akuzë. Nuk jeni ju. Ju kam thënë një gjë. Bëni sondazhe. Tuajat. Shikoni sondazhet se nuk ka shans të përmbyset rezultati i një procesi elektoral duke blerë. Nuk ka shans. As fabrika e parave të LSI-së nuk arrin ta përmbysi rezultatin kombëtar. Që është një fabrikë që ka punuar në eficensë të plotë në rang kombëtar. Për sa i përket besueshmërisë time, nuk mund të jem i besueshëm unë për burime të infektuara informimi dhe populli shqiptar në datën 25 do të na japë testin e besueshmërisë të gjithëve. Nuk pres të bëhem i besueshëm për pronarët e disave prej jush. Se po të bëhem i besueshëm për ta, nuk do jem i besueshëm për shumicën e shqiptarëve" u shpreh Rama, që vetë është një nga personat që del në dosjen 184 duke biseduar me një nga drejtuesit e fushatës së PS-së në Dibër që blinte vota.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI