Flash

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Lajçak, brenda mandatit të qeverisë Kurti 2

Lapsi.al 2 March 2021
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Lajçak, brenda mandatit të

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak deklaroi në Prishtinë se pret që marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet brenda mandatit qeverisës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Pas një takimi me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ai tha se edhe BE-ja pret zbatimin e programit elektoral të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Osmanit, por se partnerët ndërkombëtarë, BE-ja dhe SHBA-ja, presin edhe vazhdimin e dialogut.

E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e po e përsëris se ky proces do të mund të përmbyllet brenda disa muajve, nuk kërkon vite që të arrihet marrëveshja. Por, ne nuk jemi ata që po nxitojmë ose ata që e ngadalësojnë procesin. Janë Kosova dhe Serbia që vendosin se sa shpejtë duan të procedojnë. Nëse duan të takohen na baza mujore, ne jemi aty.

Lajçak shtoi se pret që klasa politike në Kosovë të jetë unike në këtë drejtim dhe ta kuptojë rëndësinë e dialogut me Serbinë dhe i siguroi liderët kosovarë se procesi i dialogut është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara. Osmani u shpreh se institucionet e reja do të angazhohen në dialog, por me një qasje të re, e cila sipas saj, synim kryesor do të ketë trajtimin e barabartë në dialog dhe njohjen e ndërsjellë si akt final.

Qasja e re nënkupton që ne assesi nuk mund ta pranojmë që çështja e kufijve, sovraniteti, rregullimit kushtetues të Kosovës të bëhen pjesë e negociatave sepse ato negociata kanë përfunduar në vitin 2008, nën mandatin e Ahtisartit.

Sa për vetë Albin Kurtin, ai sërish theksoi idenë se dialogu nuk është prioritet kryesor, duke sqaruar se nuk janë aspak kundër dialogut, por duan që ai të jetë i përgatitur sa më mirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI