Flash

Rama keqardhje për paktin PD-LSI: Lulin e lidhën me zinxhirë, ai nuk është lider!

Lapsi.al 2 March 2021
Rama keqardhje për paktin PD-LSI: Lulin e lidhën me zinxhirë, ai

Kryeministri ka komentuar me tone keqardhjeje marrëveshjen e firmosur mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Rama tha se në asnjë vend të botës nuk ka një marrëveshje paraelektorale mes dy partive që dalin veç në zgjedhje dhe sipas tij pakti ka një shpjegim tjetër.

Sipas kreut te Partisë Socialiste, që hyn i vetëm në zgjedhje, me marrëveshjen e 1 marsit, Lulzim Basha tashmë është "i lidhur me zinxhirë" nga Berisha dhe Meta.

"Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo besoj është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjaftojnë të shikojnë firmosjen e marrëveshjes së djeshme për të kuptuar planin. Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç?! E keni parë në ndonjë vend të botës?!

Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e Reformës në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Këtu problemi nuk është Ilir Meta, këtu problemi është Lulzim Basha, që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen, dhe as kur aleati i tij i madh thotë "unë amerikanët i kap për veshësh".

Por nuk mund t’ia kërkojmë sepse nuk është lideri, është menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, me një noterë dhe përmbaruese, Monikën”, tha Rama.

Rama komentoi edhe deklaratën e bërë nga presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se do të jepte dorëheqjen nëse Edi Rama merr në zgjedhjet e 25 prill 71 mandate pa prekur votën e popullit.

“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do shpërbëjë Reformën në Drejtësi. Tani ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin, Me drejtësinë, apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë, më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë, dhe për këtë duhet ta falenderoj" tha Rama.

 

Deklarata e Ilir Metës

Gjatë intervistës në emisionin “Frontline”, kreu i shtetit u shpreh: “Nëse ai merr 71 mandate pa prekur votën e popullit unë në 26 prill jap dorëheqjen nga posti i Presidentit. Do kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”.

Pyetjes, nëse do ti zërë vendin Lulzim Bashës, presidenti Meta iu përgjigj: "Unë do të bëhem udhëheqësi i opozitës. Nuk më intereson se kush do të jetë dhe kush është. Unë besoj të demokracia”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI