Flash

Rriten frikshëm vdekjet për muajin Shkurt, 1541 humbje jete më shumë se viti i kaluar

Lapsi.al 2 March 2021
Rriten frikshëm vdekjet për muajin Shkurt, 1541 humbje jete më

Muaji shkurt i këtij vitit ka shënuar një rekord të zi për sa i përket vdekjeve.

Burime të Panoramës pranë Gjendjes Civile bënë të ditur se shkurti i 2021 ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve krahasuar me 6 vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të siguruar nga Panorama.al mësohet se gjatë muajit shkurt të vitit 2021në Regjistrin e Gjendjes Civile janë shënuar si të vdekur 3,502 shtetas shqiptarë.

Ndërkohë që një vit më parë, pra në 2020 numri i vdekjeve të raportuara në muajin shkurt arritën në shifrën 1961 humbjeve të jetës.

Krahasuar me vitin e kaluar (2020) rezulton se ka një rritje me 1541 raste vdekje më shumë gjatë vitit 2021.

Burimet e Panorama.al raportojnë se gjatë muajit shkurt janë deklaruar zyrtarisht vetëm 416 raste si persona që kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërkohë që shtesa e vdekjeve është me 1541 persona krahasuar me shifrat e një viti më parë.

Nuk dihet nëse numri i vdekjeve të jetë rritur për shkak të përhapjes së infeksionit të COVID-19 dhe humbjet e jetëve të shumë personave të cilët janë kuruar në kushtet e shtëpisë.

Krahasuar me vitet e shkuara burimet e Panoramës bëjnë me dije se numri i vdekjeve gjatë muajit shkurt të vitit 2021 është rritur me 75 për qind.

Numri i lartë i vdekjeve është raportuar dhe për muajin janar të vitit 2021. Sipas të dhënave të Gjendjes Civile janë deklaruar si të vdekur 2,838 shtetas shqiptarë.

Ndërkohë që krahasuar me një vit më parë, pra 2020 numri i të vdekurve ka një rritje me 667 raste.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë janarit të vitit 2020 humbën jetën 2171 shtetas shqiptarë./F.B. Panorama

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI