Flash

Albin Kurti në selinë blu, Basha zbardh takimin

Lapsi.al 3 March 2021
Albin Kurti në selinë blu, Basha zbardh takimin

Albin Kurti ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një reagim pas takimit, Basha deklaroi se i ka garantuar Kurtit “se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën”.

“ E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie." shprehet Basha për Kurtin.

Takimi i Kurtit me Bashën vjen pas një dreke që kreu i LVV ka konsumuar me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Albin Kurti është takuar edhe me Presidentin Ilir Meta, si dhe ka zhvilluar takimet në zyrat e LVV në kryeqytetin shqiptar.

Të këshilluara

Rekord rastesh të reja me Covid në Greqi

Greqia ka regjistruar numër rekord të prekurish në 24 orët e fundit. Sot janë regjistruar 2.702 raste të reja, është rritur numri i viktimave në 40 si dhe numri...

17:35

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI