Flash

Tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi

Lapsi.al 3 March 2021
Tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Greqi ditën e sotme, duek krijuar jo pak panik te qytetarët. I fundit është regjistruar me magnitudë 5.2 afër Larisas.

Ndërkohë, tërmeti më i fuqishëm ishte ai me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter paraditen e sotme, që u ndje edhe në vendin tonë.

Tërmeti ka qenë në një thellësi lokale prej 10 km, ndërsa është ndjerë për disa sekonda nga qytetarët, të cilët kanë dalë të tmerruar në ambiente të hapura.

Dridhja u ndje po ashtu në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

Pas lëkundjes së fortë të regjistruar rreth 3 orë më parë, janë regjistruar edhe shumë pasgoditje të tjera.

Deri tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por njerëzit në Larisa kanë mbushur rrugët, duke lënë banesat dhe shtëpitë.

Të këshilluara

Rekord rastesh të reja me Covid në Greqi

Greqia ka regjistruar numër rekord të prekurish në 24 orët e fundit. Sot janë regjistruar 2.702 raste të reja, është rritur numri i viktimave në 40 si dhe numri...

17:35

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI