Flash

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

Lapsi.al 5 March 2021
BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas

Komisioneri i Bashkimit Europian për Punën dhe të Drejtat Sociale, Nicolas Schmit, paralajmëroi për një krizë të mundshme shoqërore pas pandemisë së koronavirusit.

”Megjithëse nuk ka pasur një rritje dramatike të shifrave të papunësisë deri më tani, perspektiva për të rinjtë në veçanti nuk është rozë”, theksoi Schmit në një intervistë.

”Një politikë do të ishte e nevojshme për të siguruar që ne të mos rrëshqisnim në një krizë të re shoqërore pas pandemisë”, shtoi ai.

Schmit do të paraqesë një plan veprimi për një Europë më shoqërore së bashku me nënkryetarin e Komisionit Europian Valdis Dombrovskis.

Plani është të sigurojë zbatimin në Europë të të ashtuquajturës shtyllë të të drejtave sociale, të nisur nga Komisioni Europian në 2017.

Nisma synon të sigurojë të drejta të reja shoqërore dhe të përmirësojë të drejtat ekzistuese sociale për njerëzit në të gjithë Europën dhe shërben si një busull e BE për arritjen e kushteve më të mira të punës dhe të jetesës në bllok.

Ai përfshin parime të ndryshme mbi standardet minimale të përbashkëta, duke përfshirë pagat e drejta, ndihmën e papunësisë, kujdesin shëndetësor ose kujdesin afatgjatë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI