Flash

Von der Layen tregon se kur do të miratohet propozimi për certifikatat e vaksinimit

Lapsi.al 5 March 2021
Von der Layen tregon se kur do të miratohet propozimi për certifikatat

Presidentja e Komisionit Europian, Usula Von der Layen ka njoftuar, ditën e sotme, se më 17 mars pritet të miratohet propozimi për certifikatat e vaksinimit.

Përmes një letre dërguar udhëheqësve europianë, Presidentja e Komisionit kujtoi se në video konferencën që u mbajt në 24 Shkurt kishte një marrëveshje, për të rënë dakord mbi një vizion të përbashkët për të lehtësuar të drejtën e lëvizjes së lirë brenda BE.

Certifikata e vaksinimit kundër COVID-19 do të zbatohet për ata të cilët kanë qenë të vaksinuar, janë testuar negativë ose janë shëruar nga sëmundja.

Ursula von der Leyen thekson se për të ekzistuar një sistem evropian, ai ka nevojë jo vetëm për kornizën ligjore, por edhe për punën teknike, si në nivelin e BE-së dhe të Shtetit Anëtar, për lëshimin e certifikatave nga organet kompetente dhe për t’i verifikuar ato brenda bllokut.

“Baza e qasjes së përbashkët është besimi”, shton Von der Leyen, duke thënë se autoritetet e secilit shtet anëtar kanë nevojë për siguri, se informacioni nga partnerët e tyre është i besueshëm. Duhet gjithashtu të sigurohet që qasja të jetë e kufizuar në sasinë minimale të informacionit që konsiderohet absolutisht i nevojshëm.

Sipas Presidentes së Komisionit, Pasaporta e Gjelbër ose sic njihet gjerësisht certifikata e vaksinimit do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve që e kanë atë, pa rrezik për shëndetin publik.

Gjithashtu, ata duhet të shmangin diskriminimin ndaj atyre që nuk janë në gjendje të vaksinohen ose për arsye mjekësore ose sepse nuk kanë as të drejtën e programeve kombëtare të imunizimit, por gjithashtu edhe për ata që për shembull kanë një test negativ të koronavirusit dhe nuk konsiderohen si kërcënim për shëndetin publik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI