Flash

Zaev fton opozitën për krijimin e një qeverie të përbashkët në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 6 March 2021
Zaev fton opozitën për krijimin e një qeverie të

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar opozitës pjesëmarrje në qeveri për të çuar përpara reformat, në veçanti departizimin e administratës dhe pavarësimin e sistemit gjyqësor. Por, kreu i Qeverisë maqedonase, ka thënë se për këtë gjë duhet të ketë me kë të bisedojë, pasi për një çështje të tillë, siç ka thënë ai, nuk ka besim te lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Zaev ka thënë se për propozimin e tij do të hapë debat edhe brenda partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate.

“Po e them këtë për herë të parë, dua të hap një debat për qeveri të përbashkët, qeveri me opozitën. Por të ketë person me të cilin mund të bisedohet, me Mickoskin nuk bisedohet. Nëse ata kanë një person të arsyeshëm, e nëse ne nuk e kemi, le ta heqin Zaevin, vetëm që të dyja palët të mund të flasin. Duhet ta bashkojmë popullin tonë, sepse për këtë kemi nevojë, ata e dinë këtë, dhe unë e di, njerëzit tanë janë shumë të përçarë”, ka deklaruar Zaev në një intervistë për gazetën “Slloboden Peçat”.

VMRO-DPMNE-ja është përgjigjur përmes deputetit Antonio Milloshoski, duke theksuar se me propozimin e bërë Zaev ka pranuar se “vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme pasi kemi të bëjmë me një shumicë parlamentare joefikase”.

“Para zgjedhjeve do të ishte mirë të kishim një qeveri ekspertësh, e cila do të ketë kapacitet dhe mbështetje më të gjerë që të ofrojë projekte reale për dalje nga kjo krizë, të cilën Zaev nuk është i aftë ta menaxhojë. Kështu që ne jemi të gatshëm të bisedojmë për një qeveri ekspertësh me në krye një person që do të jetë i pranueshëm për të gjithë, figurë mbipartiake që mund ta udhëheqë qeverinë deri në zgjedhje lokale, e më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale”, ka deklaruar Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja. Ndërkohë, kundër propozimit të kryeministrit Zaev, ka dalë Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë.

“Misioni i opozitës është të shprehë vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend, jo vetëm te ne, por në të gjitha vendet e përparuara demokratike. Vetëm në raste të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm për vendin, përndryshe ato detyrë e kanë që të japin mbështetje, por edhe mos të pajtohen me shumicën parlamentare”, ka deklaruar Ahmeti.

Zaev të mërkurën kërkoi votëbesimin e qeverisë për shkak të krizës politike nëpër të cilën po kalon Maqedonia e Veriut, për shkak të bllokimit të punës së kuvendit, por edhe deklaratave të opozitës se së shpejti do të rrëzojë qeverinë. Zaev mori mbështetjen e 62 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI