Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Misteri/ Kush hapi zjarr mbi makinën e vrasësve të Tauland Manajt në Vlorë

Lapsi.al 7 March 2021
Misteri/ Kush hapi zjarr mbi makinën e vrasësve të Tauland Manajt

Dalin të tjera detaje nga vrasja e Tauland Manajt (Gjikaj), në mes të ditës dhe në një nga zonat më të populluara të Vlorës. Gazetari Elton Qyno thotë se ekzekutimi që tronditi Vlorën nuk lidhet me një konflikt të vjetër të viktimës, por me një përplasje të re.

“Ngjarja e 3 marsit u dyshua se kishte të bënte me konfliktin e ndodhur në vitin 2018 kur mes dy grupeve në Vlorë pati një shkëmbim zjarri por në fakt, ngjarja e 3 marsit ka të bëjë me një konflikt aty për aty pasi palët janë ofenduar dhe konfliktuar në telefon, por edhe verbalisht sapo janë takuar.

Nga të dhënat e mia, rezulton se edhe vetë personat që kanë qëlluar, 3 personat që kanë qenë në automjetin “Ford Fiesta”, Elton Hajnaj, Skerdjan Grabjani dhe personi i arrestuar Ansi Jonuzaj janë qëlluar me një pistoletë dhe plumbi ka hyrë në pjesën e prapakolpit dhe më pas ka ngelur në pjesën e kabinës. Pas kësaj të shtëne kanë dalë nga makina dhe kanë hapur zjarr ndaj Tauland Manajt.

Tani, deri në këtë faze të hetimit, nuk dihet kush ka qëlluar në drejtim të tre personave që udhëtonin me “Ford Fiestan”. Ka qëlluar pikërisht Taulant Manaj apo ka qëlluar një shok i tij, i cili ende nuk është identifikuar dhe po kërkohet nga policia? Por është fakt që, makina e autorëve është qëlluar në fillim me një plumb pistolete dhe më pas kanë qenë këta që kanë reaguar dhe duke e qëlluar me automatik. Ata kanë qëlluar 5 herë por në trup i janë gjetur tre plumba” – tha Qyno në RTV Ora.

Tauland Manaj kishte edhe dy mbiemra të tjera Beqiraj dhe Gjika. Ai ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Transballkanike” pranë Gjykatës së Apelit ku ndalohet nga dy persona që i afrohen. Ata duket se flasin për pak sekonda duke lënë të kuptohen se edhe mund të njihen dhe më pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin. Ai humbi jetën në spital pak minuta më vonë. Për këtë ngjarje vijojnë të jenë ende në kërkim, dy autorët e tjerë të krimit Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI