Flash

Flet Berisha: Çfarë pres nga listat e deputetëve të Partisë Demokratike

Lapsi.al 8 March 2021
Flet Berisha: Çfarë pres nga listat e deputetëve të

Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nga PD-ja pret listën e fitores së thellë të këtyre zgjedhjeve në 25 prill. Berisha shtoi se lista nga do të dalin deputetët janë nga ato që kanë propozuar në komision, por 20% e emërtesës do t’i takojnë kryesisë së partisë dhe kryetarit.

“Nga PD-ja pres listën e fitores së thellë të këtyre zgjedhjeve, sepse tashmë janë bërë publike prej kohësh propozimet. Kryesia do të vendosë sonte, midis 320 kandidatura për ata që mendon se do të jenë më të mirët për betejën e zgjedhjeve.

Në dijeninë time vendimi i parë është marrë nga komisioni i përzgjedhjet së kandidaturave dhe vendimi përfundimtar merret nga kryesia e partisë. Komisioni përzgjedhës është respektuar dhe do të respektohet. Lista nga do të dalin deputetët janë nga ato që kanë propozuar në komision. Po 20% e emërtesës do t’i takojnë kryesisë së partisë dhe kryetarit” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Listat/ Rama djeg Ditmir Bushatin

Ditmir Bushati nuk do të jetë deputet i PS në Shkodër. Këtë ka lënë të kuptohet kryeministri gjatë prezantimit të drejtuesve të qarqeve. I pyetur nga gazetarja ...

19:25

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI