Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Ftesa nën avujt e alkoolit/ Si u bë lista e kandidatëve të PS në Berat

Lapsi.al 8 March 2021
Ftesa nën avujt e alkoolit/ Si u bë lista e kandidatëve të

Nuk ka mëdyshje në përcjelljen e Adnor Shametit jashtë selisë së PS-së. Deputeti i Beratit nuk bëri diferencën me ndonjë ide, as nuk pati ndonjëherë mendime ndryshe në vendimet që morën drejtuesit e PS-së, prandaj mungesa e tij nuk do të ndjehet në grupin parlamentar të PS-së.

https://lapsi.al/2021/03/06/xhelozia-ne-ps-adnor-shameti-rebelohet-per-foton-e-erion-veliajt-me-nasip-nacon-dhe-gledion-rehovicen/

Në vend të tij, në lista do të  shënohet emri i Nasip Naços, ish deputet dhe dy herë ministër me LSI-në, një herë për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjitikën dhe herën e dytë, ministër Drejtësie.

Për kalimin në Partinë Socialiste, Nasip Naço foli me argumenta politikë dhe tha se nuk donte të ishte pjesë e një eksperimenti politik, siç e quajti ai koalicionin PD-LSI. Ky sqarim edhe mund të kishte zënë vend në mendjen e njerëzve, sikur në të njëjtën ditë që ai fliste për argumenta politikë në media doli një video që e banalizoi fare lëvizjen.

Në video-mesazh dukej Edi Rama, Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri  të tre nën avujt e alkoolit, që ftonin Nasip Naçon t'u bashkohej për të pirë një gotë tjetër me verë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/Ku-je-Nasip.mp4"][/video]

Video bëri xhiron në internet dhe Lefter Koka zbuloi se Nasip Naço kishte qenë i pakënaqur me drejtuesit e LSI-së. Fillimisht Naçon e kishin caktuar në Durrës, por aty i kishin vënë të parën Elona Gurin. Më pas e kishin transferuar në Berat, por atje ishte i pari në listë Ardit Çela.

Kjo zhvendosje në listë poshtë këtyre emrave krijoi pakënaqësi tek Nasip Naço, që duke u ndjerë i pavlerësuar, iku për një vend të sigurt në listat e PS-së.

Lexo edhe: Ç’po ndodh në LSI/ Prapaskenat e largimit të ish-ministrave të Metës

Vetë Monika Kryemadhi e shpjegoi zhvendosjen e Nasip Naços me faktin se në 4 vite, Naço nuk kishte mbajtur asnjëherë një fjalim në parlament.

“Kur s’kanë lexuar një fjalim në parlament edhe kur ja kanë bërë gati. Duhet të jemi shumë ‘fair’ me njerëzit dhe me veten tonë që LSI është një forcë që për hir të së vërtetës është dominuar nga të rinjtë” – tha Kryemadhi.

Pas Nasip Naços, nga LSI u largua edhe Gledion Rehovica, ish deputeti i LSI-së që u skualifikua nga dekriminalizimi. Të dy, Naço dhe Rehovica u promovuan në media si "trofe" në fitoren e parakohshme kundrejt LSI-së. E tillë ishte foto e Erion Veliajt që shoqërohej me mesazhin "Bashkimi bën fuqinë" dhe që shkakoi reagimin e fortë të deputetit të Beratit Adnor Shameti.

Në grupin e Whatsap të deputetëve të PS-së, Adnor Shameti shkroi një mesazh të fortë kundër prurjeve të LSI-së dhe mënjanimit të deputetëve socialistë.

“Jam shume dakord me lalin qe bashkimi ben fuqine, por ne radhe te pare me mua, Ermonelen, Fadilin, pastaj me prurjet qe kaluan me parametra zero ne merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit per heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe me pas Nasipi, qe e ka PS, vetem partine e katert ku aderon, pas qenies sekretar organizate ne PPSH ne Fakultetin juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punetore nga shkolla e mesme e nates, faji i babait tim qe ishte shef arsimi ne ate kohe, aderimit ne PAD e Cekes si drejtor kuadri ne MB, LSI dhe tani e katerta, e verteta. E me te drejte gjyshi im ne keto kushte kur dhe kryeplaku po mer vrull te kandidoje vete ne BR, do te thoshte, zoti e ndihte shef Klosin (u ngrita ne kembe per te disaten here)” ka shkruar Shameti.

Lexo edhe: Komenti i dy videove/ Rama i Erdoganit dhe Rama i Nasipit

Në ditët e ethshme të hartimit të listave të kandidatëve, socialistët po promovojnë në media emrat e dy grave, Luljeta Bozdi dhe Najada Çomo, si përfaqësuese të risive mes kandidatëve për deputetë për 25 prillin. Të dyja i janë servirur elektoratit si dëshmi e rinovimit të PS dhe e kontributit të profesionistëve që janë të mirëpritur në selinë vjollcë.

Por as thinjat e Luljetës dhe as bluza e bardhë e Najadës, nuk e fshehin dot faktin se dyert e PS janë të hapura jo vetëm për profesionistët e mjekësisë dhe të inxhinierisë, por edhe për marifetçinjtë e politikës.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI