Flash

Rama: Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në krye të listës së PS në Tiranë

Lapsi.al 8 March 2021
Rama: Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në krye të listës

Najada Çomo dhe Luljeta Bozo do të kryesojnë listën e PS në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Rama teksa prezantonte drejtuesit e listave, tha se ish-shefen e Invektivit dhe profesorëshën nuk i ndante dot prandaj janë vendosur të dyja në krye. Rama më tej i është përgjigjur dhe akuzave, duke thënë se nuk është mosha që sjell të renë gjithmonë, pasi sipas tij Luljeta Bozo është në mendje 20 vjeç.

”Këto nuk i ndaja dot, s’kemi mundësi të vemë dy njerëz në vend të parë, në vend të parë në TIranë Najada Çomo dhe Luljeta Bozo. Dy gra që kanë arritur të përçojnë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesje dhe dashurie dhe natyrisht dy profesioniste fantastike. Do jenë shumë të vyera për ne, përtej këtij fakti jam shumë krenar që PS në këto prurje të reja i jep mundësi pensionistëve të kenë deputeten e tyre. U jep mundësi gjyshërve të ndihen të përfaqësuar nga kategoria e tyre shoqërore, për herë të parë mos kenë vetëm të tjerë që flasin për ta, por një që i përfaqëson ata. Mesazh i bindjes sime se nuk është mosha që sjell të renë gjithmonë, ka të reja dhe të rinj që mund të jenë 274 vjeç në mendje, dhe ka të moshuar që janë 20 vjeçarë në mendje siç është Luljeta Bozo. I jam shumë mirënjohës për pranimin, që tregon pasionin për Shqipërinë. S’ka tjetër që një stërgjyshe të marrë rrugën e Kuvendit të Shqiëprisë.”- tha Rama.

Të këshilluara

Listat/ Rama djeg Ditmir Bushatin

Ditmir Bushati nuk do të jetë deputet i PS në Shkodër. Këtë ka lënë të kuptohet kryeministri gjatë prezantimit të drejtuesve të qarqeve. I pyetur nga gazetarja ...

19:25

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI