Flash

Siri/ Bashar al-Assad dhe gruaja e tij infektohen me COVID-19

Lapsi.al 8 March 2021
Siri/ Bashar al-Assad dhe gruaja e tij infektohen me COVID-19

Presidenti sirian Bashar al-Assad dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus. Në një deklaratë nga zyra e Assadit më 8 mars, është thënë se të dy janë testuar pasi kanë pasur simptoma të lehta të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Assad, 55-vjeçar dhe gruaja e tij Asma, 45-vjeçare do të kthehen në punë pasi të kalojnë dy apo tre javë të izolimit në shtëpinë e tyre, është thënë në deklaratë, duke shtuar që të dy janë mirë me shëndet dhe në gjendje stabile.

Siria është përfshirë në luftë civile që ka nisur fillimisht si protestë paqësore kundër regjimit, në mars të viti 2011.

Zyrtarisht deri më tani janë regjistruar 16,000 persona të infektuar me koronavirus, në zonat që kontrollon qeveria, si dhe 1,063 viktima, mirëpo numrat besohet se janë shumë më të lartë.

 

 

Siria ka njoftuar javën e kaluar se do të nisë fushatën e vaksinimit, pa dhënë shumë detaje. Qeveria ka thënë se ka siguruar vaksinat nga një shtet mik, por ka dhënë emër.

Ky njoftim ka ardhur teksa kanë qarkulluar raportime në mediat ndërkombëtare dhe ato izraelite se Izraeli ka paguar Rusinë 1.2 milion dollarë për t’i ofruar Qeverisë siriane vaksina kundër koronavirusit, në kuadër të marrëveshjes që ka garantuar lirimin e një gruaje izraelite të mbajtur në Damask.

Detajet vazhdojnë të jenë të paqarta, pasi Siria mohon këto pretendime dhe Moska nuk përgjigjet në këtë çështje. /Rel/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI