Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Drejtuesi i fushatës së PD: Arsyeja pse u futën në lista ata që u përjashtuan nga komisioni

Lapsi.al 9 March 2021
Drejtuesi i fushatës së PD: Arsyeja pse u futën në lista ata

Drejtuesi i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj ka shpjeguar në ABC arsyet pse disa emra të nxjerrë jashtë nga Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në këtë parti (i njohur si Ruli – Nishani) u vendosën në listat e kandidatëve për deputetë.

Bëhet fjalë për emra si Tritan Shehu, Ervin Salianji dhe Luan Baci apo edhe konfliktin e interesit në lidhje me drejtuesin e Lezhës, Mark Marku.

“Mbi 90% e listës kanë dalë nga njerëzit që ka filtruar komisioni. Vendimmarrja u mbështet në biografinë që i është bërë gjatë këtij procesi. Mark Marku? Nuk shoh asnjë konflikt interesi, ka qenë Basha që ka insistuar që Mark Marku të jetë” - tha Rushaj.

Ai foli edhe për ndryshimin e minutës së fundit, rikthimin e Luçiano Boçit në listën e Elbasanit duke e cilësuar si një “gabim teknik”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘24 maji’ në qytet. Përplasja me armë ka ndodhur një kon...

18:59

Vetëvrasje me armë zjarri në Tiranë

Një 47-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në rrugën ‘’Taulantia’’ në Ali Dem të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në ven...

15:27

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI