Flash

Italia do të prodhojë vaksinën ruse Sputnik V, sa doza pritet të jenë gati deri në fund të vitit

Lapsi.al 9 March 2021
Italia do të prodhojë vaksinën ruse Sputnik V, sa doza pritet

Kompania Adienne Pharma & Biotech me qendër në Zvicër do të prodhojë vaksinën e koronavirusit të ri (COVID-19) Sputnik V të Rusisë në Itali, duke shënuar marrëveshjen e parë evropiane të prodhimit për vaksinën ruse.

Duke cituar Odën e Tregtisë Italo-Ruse, agjencia italiane e lajmeve Adnkronos tha se kompania dhe Fondi rus i Investimeve të Drejtpërdrejta (RDIF) kanë nënshkruar një marrëveshje në këtë drejtim.

Sipas marrëveshjes, kompania do të jetë në gjendje të fillojë prodhimin në korrik dhe të prodhojë 10 milionë doza deri në fund të vitit 2021.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian (BE), më 4 mars njoftoi se kanë filluar shqyrtimin e vaksinës Sputnik V.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI