Flash

Largimet e Majkos dhe Xhafajt/ Rama: Partitë nuk janë stenda për “vazot e antikitetit”

Lapsi.al 9 March 2021
Largimet e Majkos dhe Xhafajt/ Rama: Partitë nuk janë stenda për

Vendimi i Edi Ramës për shmangien nga listat e kandidatëve të disa prej veteranëve të Partisë Socialiste, si Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj janë komentuar shumë në media. Por kryesocialisti e ka shpjeguar vendimin e tij, duke i krahasuar me “vazot e antikitetit”, që nuk janë më funksionalë në parti.

“S’kam asnjë diskutim për shokët e miqtë që nuk janë këtu. Ata e kanë vendin përherë këtu. Çështja është për shoqërinë: A mjafton kjo për ato që kalojnë me bicikletë atje? E shkuara me një parti politike nuk është arsye që një njeri të votojë. Partitë politike janë për të jetuar në lartësinë e të sotmes dhe jo për t’iu drejtuar dikujt në lartësinë e të djeshmes. Në se nuk bëj dot këtë për çfarë i duhem unë Partisë socialiste? Nuk janë stenda për t’u vemdosur vazot e antikitetit. Se vazot e antikitetit kanë shumë vlerë. Sali Berisha ka shumë vlerë për antikitetin. Po për ça duhen? Për të ndaluar emigraconin? Do kthehen njerëzit se është Berisha aty?” tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI