Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Listat/ Çfarë fsheh 'skuadra' e Rilindjes në Durrës

Lapsi.al 9 March 2021
Listat/ Çfarë fsheh 'skuadra' e Rilindjes në

I bindur se do e ketë shumë të vështirë për të arritur një rezultat si ai i katër viteve me parë, që e arriti falë binomit Dako- Avdylaj, Edi Rama i është tikthyer praktikave më të këqia të rilindjes në Durrës. Në kushtet kur edhe sondazhet më të favorshme për të nuk i japin dot 8 mandatet që "fitoi" në 2017 në këtë qark, kryeministri e ka mbushur listën me njerëz të lidhur me botën e krimit. Madje i ka vënë ata edhe në vende të sigurta të gjithë përpara pozicionit të tetë ku ka renditur veten.

Po të shikohet me kujdes, në listën me 15 emra numrin 3 e mban Jurgis Çyrbja, emri i të cilit është përmendur për lidhje me bandën e Shullazit. Deputeti që dikur punonte në hipotekë u kap në përgjime duke folur me Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit të cilët kishin gati planin e grabitjes së hotel Vollgës. 

Kur një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja mori në telefon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, i tha Çyrbja-Gilmando Danit në përgjime. 

Dy vende më poshtë, me numrin 5 renditet Ilir Ndraxhi shërbëtori i bandës së Avdylajve. Në përgjimet e botuara nga gjermania BILD dëgjohej grupi kriminal i Avdylajve lobonte për të zgjedhur deputet atë që e ka ndryshuar mbiemrin nga Nraxhi në Ndraxhi. 

Në përgjime, Astrit Avdylaj i tregon kryebashkiakut të Shijakut, Ardian Kokomani sesi do të takohen me Ilir Ndraxhin dhe me Vangjush Dakon për të përfunduar kandidimin e Ndraxhit në listën e PS, pasi ai ka mbështetjen e tyre.

Me numrin 6 renditet Rahman Raja i cili së fundi po hetohet nga SPAK për të parë nëse fsheh paratë e trafikut të  drogës ku ishin të përfshirë dy nipërit e tij Ramazan Rraja dhe Fjoralb Rraja, të arrestuar në Belgjikë.

Emri i padëgjuar në kuvend i Rahman Rajës u bë i njohur si babai i Rexhep Rrajës, djalit u arrestua për dhunimin e ish të dashurës së tij Xhisiela Maloku. Në atë kohë u dëshmua se me anë të influencës së tij politike dhe bashkëpunimit me banditë Rahman Rahja nuk e lejonte policinë dhe prokurorinë të bënin drejtësi. Por si për çdo rilindas edhe ky skandal u harrua sepse Rahja duhej ti shërbente sërish rilindjes me arsenalin e tij të njohur.

Me numrin 7 renditet deputeti i fituar në tregun politik nga LSI-a, ish ministri i mjedisit, Lefter Koka.

Entretien de l'IBNA avec le ministre de l'Environnement d'Albanie, Lefter Koka

Ndonëse në një vend të pasigurtë, pasi Rama mund ta thyejë listën duke u renditur vetë i pari falë votimit të hapur, duke bërë që Koka të renditet i teti duke e humbur mandatin, ai vjen në këtë "skuadër" si bashkëprotagonist përkrah kryeministrit në aferën milionëshe të inceneratorëve. Koka, që u bë nismëtari i një procedure që prodhoi 14 vendime qeverie brenda ditës, që kërkoi fillimisht bonus në tender pasi koncesioni nuk do financohej me para publike (më vonë inceneratorët gllabëruan miliona nga buxheti) mendohet që bagazhin që ka trashëguar nga kjo aferë ta vërë në dispozicion të zgjedhjeve në Durrës.

Direkt pas këtyre personazheve renditet formalisht Rama, i cili si të vetmen armë për të zëvendësuar dyshen Dako Avdylaj ka zgjedhur të paraqesë këtë listë në Durrës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI