Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gjirokastër/ Arrestohet 32-vjeçari me para falso dhe doza kanabisi

Lapsi.al 10 March 2021
Gjirokastër/ Arrestohet 32-vjeçari me para falso dhe doza kanabisi

Një 32-vjeçar që posedonte kartëmonedha të falsifikuara dhe shpërndante doza me kanabis u arrestua në flagrancë nga Policia.

Bëhet fjalë për shtetasin L. D.,  banues në Gjirokastër. Operacioni është kryer nga policia e këtij qyteti.

Detaje nga policia: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte kartëmonedha të falsifikuara dhe shpërndante doza me lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan punën dhe si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën 400 euro të dyshuara të falsifikuara, disa doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa dhe një thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI