Flash

Gjukanoviç: Mali i zi është në qendër të projektit për "Serbinë e Madhe"

Lapsi.al 10 March 2021
Gjukanoviç: Mali i zi është në qendër të

Presidenti i Malit të Zi dhe udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare, DPS-së, Milo Gjukanoviç, e ka akuzuar Beogradin për punën e projektit të “Serbisë së Madhe”, duke theksuar se Mali i Zi është në qendër të këtij plani.

“Ne jemi dëshmitarë të vampirizimit të politikës së viteve 1990 me ambiciet e fshehura të forcave retrograd për të arritur qëllimet e tyre nga ajo kohë me mjete të tjera. Për fat të keq, Mali i Zi, i cili shihet si një pjesë e rëndësishme e botës serbe dhe një frazë e re për projektin e Serbisë së Madhe, është në qendër të shumë planeve dhe projekteve shtetërore”, tha Gjukanoviç mbrëmë në një tribunë në Nikshiq.

Zgjedhjet në Nikshiq do të mbahen të dielën, më 14 mars mes një tensioni të madh të krijuar përgjatë javëve të fundit.

“Ne e dimë shumë mirë se cili ishte roli i Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe në përgatitjen dhe realizimin e ofensivës më të fundit të këtij koncepti të vjetëruar historikisht gjatë zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit të kaluar” tha Gjukanoviç.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI