Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kim lëshon në mbrëmje një tjetër mesazh për listat e deputetëve

Lapsi.al 10 March 2021
Kim lëshon në mbrëmje një tjetër mesazh për listat

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka përforcuar deklaratat e dhëna mesditën e së mërkurës më Elbasan. Në mbrëmje në disa statuse në Twitter, Kim ka rishpërndarë deklaratën e saj të plotë që dha nga Elbasani dhe ka zgjedhur të theksojë vetëm një pjesë të saj ku flet për peronat e shpallur non ngrata ngaj SHBA. Kim thotë se kjo nuk ka të bëjë me faktin nëse Shtetet e Bashkuara pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë, por u kërkon shqiptarëve të mendojnë mirë, sepse një person që është kërcënim për sigurinë e SHBA, është edhe për sigurinë e tyre.

“Disa mund të thonë se “po, është përcaktuar nga SHBA por nuk është dënuar.” Mendoj se shumica e njerëzve me logjikë do të thonin se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e nevojës për reformën në drejtësi. Kjo nuk ka të bëjë me nëse Shtetet e Bashkuara pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë, por ka të bëjë me nëse Sekretari i Shtetit ka vendosur, pas kërkimit, informacionit, dhe kohës të bollshme që dikush përbën kërcënim për sigurinë e SHBA. Dhe nëse dikush është kërcënim për sigurinë e SHBA, mendoj se është e vlefshme që votuesit shqiptarë dhe autoritetet shqiptare të shqyrtojnë nëse ky person mund të jetë një kërcënim edhe për sigurinë tuaj,”- shkruan Kim në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI