Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Lajm i mirë, BE do të marrë 4 milionë doza shtesë të vaksinës së Pfizer e Biontech

Lapsi.al 10 March 2021
Lajm i mirë, BE do të marrë 4 milionë doza shtesë

Bashkimi Evropian do të marrë katër milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, gjatë dy javëve të ardhshme, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Dërgesa do të shkojë në rajonet e prekura kufitare brenda bllokut, “për të ndihmuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve”, tha von der Leyen.

“Ne jemi kryesisht të shqetësuar për vatrat e nxehta ku kemi parë rritje infektimesh, pavarësisht masave të ashpra që kemi marrë. Ne shohim kontrolle të reja kufitare që kanë pasoja negative tek punonjësit ndërkufitar dhe për kalimin e mallrave. Ndaj, komisioni ka negociuar 4 milionë doza shtesë të vaksinës së pfizer dhe biontech, për në mars” u shpreh von der Leyen.

Njoftimi vjen ndërsa von der Leyen po përpiqet të bindë të paktën gjashtë vende anëtare, mes të cilëve edhe Gjermaninë, të heqin kufizimet kufitare të lidhura me kufizimet nga koronavirusi, që Brukseli i sheh si të tepruara. Kjo pason një udhëtim të liderëve të Austrisë dhe Danimarkës në Izrael, për të krijuar një aleancë prodhimi të vaksinave që ka amplifikuar kritikat për furnizimin e munguar me vaksina të deritanishëm, nën skemën e parablerjes të ndjekur nga komisioni.

Von der leyen tha se katër milionë dozat shtesë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech do të shpërndahen para fundit të marsit dhe do të ndihmojnë vendet anëtare ti përdorin ato atje ku janë më shumë të nevojshme, veçanërisht në rajonet kufitare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI