Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Listat në KQZ/ Ambasadorja e SHBA: Nuk do të habiteshim nëse disa kandidatë do të skualifikohen

Lapsi.al 10 March 2021
Listat në KQZ/ Ambasadorja e SHBA: Nuk do të habiteshim nëse disa

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte e ashpër sot nga Elbasani në lidhje me disa kandidatë të propozuar për zgjedhjet e 25 prillit, te cilët janë të papërshtatshëm për t'u kandiduar. Në nje deklarate për mediat ajo tha se "nëse dikush është kërcënim për sigurinë e SHBA, mendoj se është e vlefshme që votuesit shqiptarë dhe autoritetet shqiptare të shqyrtojnë nëse ky person mund të jetë një kërcënim edhe për sigurinë tuaj’. 

Pyetje: Zonja Ambasadore, keni deklaruar disa kohë më parë për të ndaluar kandidimin e Zotit Doshi për deputet në qarkun e Shkodrës. A ka raste analoge në qarkun e Elbasanit në dy apo tre listat që partitë kanë dorëzuar që mund t’iu kenë servirur qytetarëve në listat që tashmë janë depozituar prej 48 orësh në KQZ?

Ambasadorja Kim: Janë tre emra që Sekretari i Shtetit i ka përcaktuar. Nuk do t’ua zë emrat me gojë por mund t’i shihni vetë. Më lejoni të them për çështjen e listave, siç e thamë më herët, pikëpamja e SHBA është bërë e qartë në mënyrë jodiplomatike nga unë. Mendoj që partitë e kanë marrë atë parasysh, jo të gjitha, por shumica e tyre. Tani listat janë në KQZ dhe është detyra e tyre, së bashku me prokurororët që t’i kontrollojnë, t’i vetojnë ata kandidatë. Dhe mendoj që nuk do të habiteshim nëse disa kandidatë do të skualifikohen pas atij procesi. Por fuqia përfundimtare qëndron këtu: fuqia përfundimtare qëndron tek votuesit. Në një përmirësim domethënës nga e kaluara, në këto zgjedhje, votuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë por edhe kandidatin. Kam dëgjuar që blerja e votës është problem, ne Elbasan por jo vetëm në Elbasan. Ja çfarë kam për t’iu thënë atyre që do të tentojnë të blejnë vota: jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke turpëruar veten. Atyre që iu kërkohet të shesin votën, do t’ju thoja: vota juaj është pushteti juaj, mos e dorëzoni.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI