Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Meta e ka seriozisht: Nuk është shaka, kush prek votën do i pritet dora

Lapsi.al 10 March 2021
Meta e ka seriozisht: Nuk është shaka, kush prek votën do i

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Tv Apollon të Fierit ku u tregua i ashpër me ata që sipas tij mund të cënojnë standardin e zgjedhjeve.

“Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmerimin tim per prerjen e dores te kujto qe prek voten e shqiptareve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës” – tha Meta.

“Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjës. Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votoje te jete në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Keto nuk jane zgjedhje te rendesishme per 4 vitet por per 100 vitet qe vijne dhe kjo duhet te kuptohet qarte nga te gjithe. Asnje qytetar nuk ka te drejte neser te ankohet per Qeverine dhe per Parlamentin ne rast se nuk shkon ne votime per te zgjedhur dhe per te ndeshkuar kedo qe i ka genjyer, kedo qe i ben presion apo tenton t'i bleje voten.

Erdhi koha qe shqiptaret te ndahet nga ky regjim "fake". Vota e lire do ta nxjerre Shqiperine nga ky "intubim" i lirive dhe do t'i jape frymemarrjen e munguar. Shqiperia duhet te dale nga thonjte e oligarkëve. Shqiptaret duhet te marrin ne dore fatet e tyre dhe te se ardhmes se vendit” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI