Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Meta u përgjigjet fotove të Ramës: Unë nuk pi kokainë!

Lapsi.al 10 March 2021
Meta u përgjigjet fotove të Ramës: Unë nuk pi kokainë!

Gjatë prezantimit me foto të kandidatëve për deputetë, Edi Rama kishte vendosur sot presidentin Ilir Meta duke pirë ujë në krah të një portereti të Etilda Gjonajt. Ndërsa tregonte fotot, Rama i ftonte ndjekësit e tij të shikonin dhe të bënin diferencën për të votuar në 25 Prill.

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj nga Fieri akuzave dhe ironive të kryeministrit Rama. Duke marrë shkas nga fotoja e zgjedhur ku ai ishte duke pirë ujë, Meta tha se ndryshe nga Rama, ai nuk pi kokainë.

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/Rama-per-Meten.mp4"][/video]

“Edhe sikur të isha duke pirë raki, nuk do isha i shqetësuar. Se unë kokainën nuk e pi dhe do jem një luftëtar i pashembullt kundër cdo politikani që përdor substanca narkotike dhe që jo vetëm kaq, por del garant para mafias ndërkombëtare për të pastruar paratë e drogës në Shqipëri.” u shpreh presidenti, ndërkohë që shtoi se përveç se e konsumon, Rama i ka hapur rrugë pastrimit të parave të drogës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI