Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Atentati me tritol ndaj prokurorit, Arjan Muça ka drejtuar operacionin për kapjen e Dritan Dajtit

Lapsi.al 11 March 2021
Atentati me tritol ndaj prokurorit, Arjan Muça ka drejtuar operacionin

Prokurorit të cilit sot iu shpërthyer makina me tritol sonte te Komuna e Parisit ne Tirane, është kryepolici që ka drejtuar operacionin për kapjen e Dritan Dajtit, ngjarje në të cilën mbetën të vrarë katër efektivë policie ne vitin 2009. Arjan Muça njihet si një nga policët që ka patur një kalvar përplasjeje në gjykatë me Dritan Dajtin, i cili kundërshtonte akuzat e ngritura për të. I lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, Arjan Muça ka rrëfyer edhe momentet e tmerrshme të vrasjes së vartësve të tij gjatë operacionit që shkoi keq më 7 gusht 2009. Në dëshminë e dhënë paraprokurorit Ardian Nezha, Muça ka rrëfyer vite më parë se si ishte përballja e tij e parë me Dritan Dajtin. Dhe ka ndodhur pikërisht në momentin e arrestimit të Dajtit.

“Në momentin që kam hyrë në rrugicën që ndodheshin krismat, në rrugicën që të çon tek vendi ku ndodhej makina, aty kam parë në një distancë kam përshtypjen rreth 7-8 metrash, parë për herë të parë në kontakt vizual Dritan Dajtin. Ai po vinte me vrap me armë në dorë në rrugicën që të nxjerr në plazh tek rëra. Ndërsa unë në drejtimin e kundërt nga rëra për tek makina në të njëjtën rrugicë…..Me sa mbaj mend i kam thënë pse m’i vrave njerëzit, nuk mbaj mend të më jetë përgjigjur. Kur i hoqa pistoletën, e pyeta kush je ti dhe më tha Dritan Dajti, atëherë vazhdova duke i thënë pse m’i vrave njerëzit….”- thuhet ndër të tjera në dëshminë e Muçës.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, janë katër efektivët që mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI